Single Blog Title

This is a single blog caption

Rikthehet klubi futbollistik “Sharri”

Pas një kohe ku KF. “Sharri”nga Hani i Elezit kishte shuar aktivitetin e saj për shkak të disa problemeve, dje 22 korrik është bërë një debutim i fuqishëm i kësaj ekipe. Ata dje përmes një organizimi kanë treguar mbi punën e tyre për ta rikthyer klubin “Sharri” në arenën e futbollit kosovar.
Kryetari i KF “Sharri”, Nusreti Shiti u shpreh i gatshëm për punën e madhe që e pret këtë klub. Ai tha se kjo është një dritare shprese për rininë e Hanit të Elezit, që brenda kësaj kohe e kanë ndier nevojën e theksuar për një klub futbollistik të qytetit. Ai tha po ashtu se është i bindur në talentin e rinjve të Hanit të Elezit. “Ne duam një rini jo devijante një rini pa drogë, një rini pa prostitucion, një rini pa alkool, një rini tolerante të respektueshme, ndaj për tu arritur kjo ne kemi riorganizuar  klubin që të angazhohemi me diç që është e dobishme.”- u shpreh Shiti.Gjithashtu ai theksoi se është një hendikep i madh që sporti më i popullarizuar në botë të mos ketë folenë e vet edhe në Han të Elezit.
Të pranishëm ishin edhe zyrtar komunal, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i Komunës, Rufki Suma që u shpreh që do bëjë çfarë të jetë e mundur për tu rregulluar çështja e fushës dhe financimit të qëndrueshëm të KF Sharri.
Në këtë aktivitet u bë edhe përkujtimi i kontributit gjatë historisë 44 vjeçare nga veterani i KF “Sharrit” Habib Thaçi. Foli edhe futbollisti më i vjetër i KF “Sharri” Halim Ballazhi pasi iu dha në mirënjohje për kontributin e tij.
Në fund ishte edhe një koktej për të pranishmit. KF “Sharri” tani është edhe në një platformë online përmes ueb faqes ….. Ata kanë bërë edhe një ribrendim.

Leave a Reply