Historia

Klubi futbollistik “Sharri” formohet në pjesën e dytë të vitit 1973 me iniciativë të z. Memet Bushi si klub i punëtorëve të fabrikës së Çimentos dhe fëmijëve të tyre dhe rinis së qytetit , dhe në shtator të vitit 1973 si klub i regjistruar fillon edhe garat zyrtare.
Gjenerata e parë 1973/74 që ka veshur fanellën e klubit ;Sahit Ramadani,Xhavit Axhami,Halim Ballazhi,Qamush Imishti,Rraman Axhami,Muharrem Tafili Mejdi Zeqiri,Abdulla Zeqiri,Enver Hoxha,Bajram Vila,Bajram Tusha, kishin për trajner të parë Adrafi Berishën e me vonë lojtarin e dalluar të asaj kohe të KF,,Lepenci’’ dhe punëtorë i palodhur sportiv z.Rufki Ballazhi.Edhe përkundër angazhimeve të shumta problemi më i madhë që vazhdimisht e ka përcjellur këtë klub ka qenë mungesa e fushës periudha kohore 1975/80 karakterizohet me një masivizim të dashamirësve të klubit,mirëpo pa suksese të posaçme.
Duke filluar nga viti 1981/82 mundë të përshkruhet një gjeneratë e artë e këtij klubi , me dëshirë të flaktë për suksese që ishin të udhëhequr profesionalisht nga Mejdi Zeqiri dhe na Gushti 1982-88 nga Faruk Daci fillon radhitjen e sukseseve si hyrje në Ligën cilësore nga liga e qarkut, dy vjet kampion dhe bartës i kupës së fer-pleit,kualifikimet për Ligën e Dytë.
Gjenerata që ka vendosë rrënjët e futbollit në aspektin kualitativ janë;Sokoli,Remzija, Shema,Kjamurani Agimi,Fetahu,Bashkimi,Izeti,Duli. Fatmiri Xhemali,Afrimi e Nezhmedini,të udhëhequr nga Rraman Axhami,Bajram Vila, Kadri Ballazhi dhe trajner Faruk Daci
Në vitin 1989 për shkak të rrethanave politike ndërpriten garat zyrtare mirëpo si formë e rezistencës ndaj okupatorit serb me iniciativë të FR të LD organizohen gara në nivel komunal në mënyre që sado të mbahet kontinuiteti i këtij klubi.
Periudha e pas luftës karakterizohet me një mobilizim shumë ma konkret në disa segmente sidomos në zgjidhjen e problemit të fushës ,ku me një kontratë 10 vjeçare ndërmjet fabrikës së çimentos dhe me pronarë e disa trojeve si dhe me ndihmën e kontingjentit Grek të KFOR-it është ndërtuar fusha , e që ishte motiv shumë i fortë për klubin që të angazhohet maksimalisht dhe që në vitin 2001 duke zënë vendin e parë, automatikisht inkuadrohet ne ligën e dytë të Kosovës.Bartës të këtij suksesi ishin kryesia e klubit;Nuriman Kuka,Faruk Daci,Bajram Vila,Sami Vila,Nexhmedin Daci,Kadri Ballazhi Naim Axhami me trajnerët Remzi Ballazhi e Sokol Isufi
Pas Nuriman Kukes kryesin e merr Kadri Ballazhi deri ne vitin 2004.
Ne vitin 2004 kryetar behet Valon Berisha nje kohe te shkurter.
Ne vitin 2005 serish Nuriman Kuka behet kryetar i klubit.
. I gjithë ky aktivitet 36-vjeqarë kishte baticat dhe zbaticat e veta por fale një entuziazmi të palodhshëm të dashamirëve të këtij klubi,Qershori i vitit 2009 do të shënohet në historikun e klubit si viti i suksesit më të madh.
Ky sukses i përshkruhet udhëheqësis së klubit: Kryetarë –Emrush Suma dhe anëtarët e kryesisë; Nexhmedin Shkreta, Isa Shkreta, Qazim Bela, Burim Zeqiri dhe trajnerët: Sokol Isufi dhe Remzi Ballazhi.
-Tashmë së fundi pas një pauze pesë vjeqare të Kf Sharri e qe ndihej nje nevoj e madhe te aktivizimit ne janar të vitit 2017 ish lojtarët marrin një inciativ per riorganizimin e klubit gje qe edhe u bë.
-U formua kryesia e klubit ku kryetar zgjedhet Nusret Shiti, dhe anetaret e tjerë: Sulejman Vila, Sulejman Lusnjani, Habib Thaqi, Sejdi Brava, Pasion Suma, Xhevdet Bajramaliu, Shemsedin Ramuka dhe Blerim Kuka.
-Klubi nen këtë organizim do të filloj garat ne sezonin 2017-2018.
– Vlenë të ceket se edhe përkundër që klubi ka përkrahjen e komunës në krye me kryetarin e saj Rufki Suma klubi po fillon sezonin me kushte minimale.
– Fusha eshtë në rregullim e sipër.
– Mbetet të shohim ecurin dhe përkrahjen e tjerëve.